Telegrafi

Buffon dëshiron të largohet nga Juve

Tuttosport njofton se Buffon është mbushur më me zhgënjimet e vazhdueshme nga bashkëlojtarët e tij dhe planifikon të pranojë njërën nga ofertat, ose të Bayern Munichut ose të Manchester Cityt.

“Gjithmonë me kundërsulme… mjaft më. Nuk mund të duroj më”, citohet të ketë thënë Buffion teksa u largua nga ndeshja kundër Romës

Portieri italian gjithmonë e ka shfaqur dashurinë e tij për skuadrën bardhezi, madje edhe kur luajti në Serie B, mirëpo dështimet e fundit duket se e kanë mbushur kupën. /Telegrafi/