Telegrafi

Buffon: Bayern-Juve ndeshje e jashtëzakonshme

“Kundër Bayernit do të jetë një ndeshje për ata me zemër guximtare, është një ndeshje të cilën mezi e presin futbollistët”.

“Të mërkurën nuk do të kemi as hezitim as frikë, sepse luajmë ndaj një ekipi shumë të fortë në një kontekst të jashtëzakonshëm. Në letër, bavarezët janë rivalët tanë në grup, mirëpo ne duhet të përballemi me ata dhe me Bordeaux për vendin e parë”, ka thënë portieri italian për “Datasport”.