Telegrafi

Buffet investon në IBM

Këto investime ia siguruan posedimin e 5.5 për qind të aksioneve në IBM, që e bëjnë atë të jetë një nga aksionarët më të mëdhenj individual në këtë kompani. Vlera e aksioneve të IBM-it dje ishte 187.79 dollarë, derisa kapitalizimi i tregut ishte rreth 220 miliard dollarë. Buffet deri tani shmangte investimin në kompanitë e teknologjisë për shkak se teknologjinë, siç thotë vet, e njeh shumë pak.

Te IBM e ka tërhequr siguria e kompanisë në ruajtjen e klientëve të mëdhenj ndërmarrës, e vetë investimi, sipas mendimeve të analistëve, sipas të gjitha gjasave do të jetë i llojit afatgjatë. Investimi i Buffet në IBM deri tani mbahej në fshehtësi të plotë – madje as vet IBM deri në intervistën e cekur nuk e ka ditur se pas 11 miliard aksioneve qëndron Profeti nga Omaha. /Telegrafi/