CNN jo vetëm që ka përmendur teori të ndryshime konspirative në lidhje me zhdukjen e aeroplanit të Malajzisë në fluturimin MH3780, por moderatori pyeti bashkëbiseduesit nëse është “qesharake të supozohet se aeroplani është gëlltitur një vrimë të zezë”, shkruan Business Insider, transmeton Telegrafi.
Moderatori në CNN e shtron këtë pyetje nga një përdorues i rrjetit Twitter që ndjek këtë kanal. Ai tha se në Twitter kjo ngjarje krahasohet me seritë “Lost” dhe "Zonën Twilight " .
“Kjo është ajo që njerëzit flasin. E di që është budallallëk, por a është vërtet budallallëk?”, pyet Lemon.
Pas një pauze të shkurtër, ish inspektorja e Zyrës amerikane të Transportit, Mary Schiavo , u përgjigj duket thënë: “Është budallallëk”!
“Po vrima e zezë e thithë krejt gjithësinë. Dihet që nuk është kjo. Trekëndëshi i Bermudës ka të bëjë me kushtet atmosferike, ndërsa ‘Lostë’ dijeni që është seri”, tha ajo. /Telegrafi/