Site icon Telegrafi

“BUDALLA” I FSHATIT

Ilustrim

Rrëfenjë kiliane
Përktheu: Bajram Karabolli

Thuhet se në një fshat, një grup njerëzish argëtoheshin me budallain e fshatit, një të mjerë, me zgjuarsi të pakët, i cili jetonte duke bërë punë të vogla në këmbim të një monedhe të thjeshtë.

Çdo ditë ata e thërrisnin budallain në lokalin e fshatit dhe i ofronin të zgjidhte mes dy monedhave: një që ishte e madhe, por që vlerën e kishte 400 realë dhe një tjetër më të vogël, por me vlerë 2000 realë.

Ai zgjidhte gjithmonë më të madhin dhe më pak të vlefshëm, që ata e merrnin për mungesë zgjuarsie dhe talleshin me të.

Një ditë, dikush që po vëzhgonte grupin duke u tallur me njeriun e pafajshëm, e thirri mënjanë dhe e pyeti nëse nuk e kishte kuptuar ende që monedha më e madhe vlente më pak, dhe ai u përgjigj: “E di, nuk jam aq budalla. Monedha e madhe, vlen pesë herë më pak, por nëse do të zgjedh tjetrën, aty loja mbaron dhe unë nuk do ta marr më monedha”.

Kjo histori mund të përfundojë këtu, por jo.

Gjëja e parë: Kush duket budalla, jo gjithmonë është.

Gjëja e dytë: Një ambicie e tepruar mund të përfundojë duke ndërprerë burimin tuaj të të ardhurave.

Por, gjëja më interesante është se: Mund të jemi mirë, edhe kur të tjerët nuk kanë një mendim të mirë për veten tonë.

Prandaj, ajo që ka rëndësi nuk është se çfarë mendojnë ata për ne, por çfarë mendon njeriu për veten e tij.

Njeriu i vërtetë inteligjent është ai që shfaqet si budalla përballë një budallai që duket se është inteligjent.

 

Exit mobile version