Site icon Telegrafi

Budalla apo i ndershëm? Si do të vepronit ju? (Foto)

Njerëz të ndryshëm kanë reagime të ndryshme sa i përket tundimit, e sidomos kur bëhet fjalë për paratë. Disa njerëz nuk e kanë problem të plaçkitin një qytetar të ndershëm, derisa të tjerët do të ndihmonin të varfrit po të kishin gjetur një qante plotë me para.

Në rastin e një qytetari të ndershëm nga Filipinet, ai jo vetëm që u shpreh i gatshëm t’ia kthejë pronarit çantën plotë me para që e kishte gjetur, edhe pse ai personalisht ka probleme të mëdha financiare, transmeton Telegrafi.

Danny Namion punon si roje i sigurisë në “Forcat e Avancuara të Sigurisë” në aeroportin ndërkombëtar Ninoy Aquino. Rojet e sigurisë nuk fitojnë shumë të holla në Filipine, dhe këtë gjë më së miri e shpjegon fakti, që Namion mezi arrin të mbledhë të holla për të blerë çdo ditë ushqimin për drekë. Ai madje shpesh merr hua 100 Php (2 dollarë) nga kolegët e tij sa për ta shtyrë ditën.

Gjatë orarit të punës, Danny ka gjetur një ditë një qante plotë me para që qëndronte në dysheme. Dhe pas një inspektimit të detajuar, ai e kuptoi se në qante ishin plotë 500.000 Php (10.800 dollarë)!

Por edhe pse i vetëdijshëm që askush nuk e kishte parë kur e kishte gjetur çantën, dhe fakti se mezi arrin ta shtyjë muajin me pagën që e merr, shuma e të hollave që i kishte gjetur në çantë do t’i kishte ndihmuar për të dalë nga kriza financiare.

Të gjitha këto nuk i bënë përshtypje Dannyt, i cili vuri nderin dhe integritetin në rend të parë. Ai menjëherë i njoftoi autoritetet se kishte gjetur një çantë plotë me para. Por fatmirësisht ndershmëria e tij është shpaguar, pasi pronari i çantës me para i dhuroi atij 14.000 Php (300 dollarë) si dhuratë. /Telegrafi/

 

 

 

 

 

Exit mobile version