Site icon Telegrafi

Bucks vazhdojnë me fitore, GSW triumfon në udhëtim te Portland

Milwaukee Bucks kanë marrë fitoren katërt radhazi, teksa kanë mposhtur Houston Rockets me nëntë pikë diferencë 128:119.

Ka qenë një ndeshje e dominuar nga fillimi deri në fund të saj nga skuadra vendase që në asnjë moment nuk e rrezikoi fitoren.

Damien Lillard ishte më i miri në këtë sfidë me 39 pikë, pesë kërcime e 11 asistime.

Me lojë të mirë u dallua edhe Giannis Antetokounmpo që e mbylli ndeshjen me 26 pikë, 17 kërcime e tre asistime.

Te skuadra mysafire më efikasi ishte Fred VanVleet me 22 pikë e gjashtë asistime, por që në fund nuk mjaftuan për t’i dhënë fitoren Houstonit.

Fitore ka marrë edhe Golden State Warriors, që ka triumfuar në udhëtim te Portland Trail Blazers me katër pikë diferencë 114:118.

Klay Thompson me 28 pikë dhe Andrew Wiggins me 25 të tjera ishin më efikasit në fitoren e Warriors. /Telegrafi/

Exit mobile version