Site icon Telegrafi

Bucks triumfojnë në supersfidën e NBA ndaj LA Lakers

Dy skuadrat më të mira në NBA deri më tani, Milwaukee Bucks dhe Los Angeles Lakers janë përballur mes vete.

Ndeshja e zhvilluar në Fiserv Forum të Milwaukeet i ka takuar skuadrës vendase Bucks që kanë mposhtur Lakers me shtatë pikë diferencë 111:104.

Vendasit ishin më të mirë që nga fillimi i kësaj ndeshje, duke udhëhequr gjatë çerekut të dytë deri në 20 pikë epërsi.

Giannis Antetokounmpo ishte fantastik për vendasit në këtë sfidë duke shënuar 34 pikë, pati 10 kërcime e gjashtë asistime.

Me lojë të mirë u dallua edhe Hill me 21 pikë, ndërsa Kris Middleton shtoi 15 të tjera.

Anthony Davis shënoi 36 pikë e pati 10 kërcime, por që nuk i mjaftuan Lakers për fitore.

Vlen të theksohet se LeBron James e mbylli takimin me treshifror të trefishtë me 21 pikë, 12 kërcime e 11 asistime.

Për Bucks kjo ishte fitorja e 25-të përkundër katër humbjeve që kanë, ndërsa Lakers vazhdojnë ta mbajnë pozitën e parë në Konferencën e Perëndimit me 24 fitore e pesë humbje. /Telegrafi/

Rezultatet:

Atlanta Hawks – Utah Jazz 106:111

Milwaukee Bucks – LA Lakers 111:104

San Antonio Spurs – Brooklyn Nets 118:105

LA Clippers – Houston Rockets 117:122

Exit mobile version