Telegrafi

Bucks rikthejnë rezultatin ndaj Miamit, Harden i pandalshëm për Houstonin

Milwaukee Bucks ka arritur të rikthejë një disvantazh prej mbi 20 pikësh në pjesën e parë ndaj Miami Heat për të triumfuar në fund me rezultat 113 – 98.

Antetekoumpo shkëlqeu me 33 pikë, 16 kërcime dhe 9 asistime i bashkangjitur edhe nga Khris Middleton me 21 pikë e 8 asistime.

Te Miami pikë dyshifrore realizuan shtatë lojtarë, por as kjo nuk mjaftoi për të realizuar fitore.

James Harden ishte i pakapshëm në fitoren e ngushtë ndaj Phoenix Suns me rezultat 108-102.

Harden realizoi 41 pikë, 9 kërcime dhe 11 asistime, kurse realizoi 6 topa të vjedhur për një super paraqitje të tij në këtë takim për fitore.

Bucks mbajnë fuqishëm vendin e parë në Lindje, ndërsa Houstoni gjendet katër ndeshje prapa Godlen State Warriors dhe ka një fitore më shumë se Portlandi dhe Oklahoma që ndajnë vendin katër dhe pesë. /Telegrafi/