Janë zhvilluar dy ndeshjet e para çerekfinale në Kupën e ligës në NBA dhe tanimë janë mësuar edhe dy skuadrat e parë gjysmëfinale.
Milwaukee Bucks kaluan në gjysmëfinale të Kupës NBA pasi mposhtën Orlandon me pesë pikë diferencë 114:109.
Giannis Antetokounmpo ishte më efikasi me 37 pikë dhe shtatë kërcime, ndërsa Lillard shtoi 28 pikë të tjera me nëntë asistime dhe dy kërcime, derisa Portis shënoi pikë dyshifrore me 22 sosh.
Në gjysmëfinale kanë kaluar edhe Oklahoma City Thunder pas fitores me 14 pikë diferencë ndaj Dallas Mavericks me rezultat 118:104.
UPDATED #EmiratesNBACup Bracket 🏆
▪️ OKC advances to West Semifinals
▪️ MIL advances to East SemifinalsThe Quarterfinals continue tomorrow on ESPN and TNT! pic.twitter.com/tbZPquekSC
— NBA (@NBA) December 11, 2024
Fundori kanadez Shai Gilgeous-Alexander ishte më efikasi në këtë sfidë me 39 pikë, tetë kërcime e pesë asistime.
Williams shtoi 18 pikë, derisa Dort dhe Wallace realizuan nga 11 të tjera.
Për Dallasin më të mirët në parket ishin Marshall dhe Thompson me nga 19 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore.
Në gjysmëfinale Milwaukee Bucks do të takohet me fituesin e sfidës New York Knicks – Atlanta Hawks, derisa Thunder presin fituesin e sfidës Houston Rockets – Golden State Warriors. /Telegrafi/