Site icon Telegrafi

Buçkovski: Tendenca është që tekstet të harmonizohen, jo vetëm tek ne, por edhe në Bullgari

Përfaqësuesi i Qeverisë për negociatat me Bullgarinë, Vllado Buçkovski thotë se në BE do të hyjmë me tekste të harmonizuara.

Ai në një intervistë për “Sitel” tha se propozimet e kryeministrit bullgar Kiril Petkov janë bazë e mirë.

Ai tha se “ndryshimi i teksteve të historisë është paraparë sipas Marrëveshjes.

Tendenca është që ato të harmonizohen, jo vetëm tek ne, por edhe në Bullgari.

Mendoj se do të hyjmë në BE me tekste të harmonizuara. Komisioni për Histori punon për të ardhmen dhe brezat”, tha Buçkovski.

Ai më herët bëri të ditur se tekstet e historisë, gjeografisë dhe letërsisë do të ndryshojnë./Telegrafi/

Exit mobile version