Për një vit, Maqedonia bëri një hap serioz përpara në të ardhmen e saj Euro-Atlantike, tha profesor Vllado Buçkovski, ish-kryeministri dhe ministri i mbrojtjes në emisionin “Bota është biznes” në televizioni bullgar “Bloomberg”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Referendumi për emrin është moment historik për Maqedoninë, e drejtuar drejtuar drejtë zgjedhjes për anëtarësim në BE. Për fat të keq me Greqinë ishte zgjidhja e vetme që ta hapim derën drejtë BE-së. Është e qartë se mbi 700 mijë qytetarë të Maqedonisë do të votojnë “për”, por tani nuk dihet se a do të bashkohen ato që janë kundër”, tha Buçkovski.
Ai pajtohet me atë se referendumi është vazhdim i atij të vitit 1991.
Sipas vlerësimit të tij, të dhëna për emisionin, për momentin Maqedonia ka 1.300.000 deri 1.350.000 votues. Nga ana tjetër, 250.000 deri më 300.000 janë votues të papërcaktuar të cilët nuk besojnë në politikanët dhe ndoshta nuk kanë votuar në zgjedhjet e fundit.
Buçkovski shtoi se nëse referendumi del i pasuksesshëm nuk do të shkatërrohemi, por Maqedonia do të filloj të izolohet./Telegrafi/