Site icon Telegrafi

Buçkovski: Bëra të pamundurën që dialogu mes Shkupit dhe Sofjes të mos shuhet

“Bëra të pamundurën që dialogu mes Shkupit dhe Sofjes të mos shuhet”, tha për AIM-n, përfaqësuesi aktual special i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për Republikën e Bullgarisë, Vllado Buçkovski.

Ai u shkarkua sot në seancë të qeverisë. Ai shpreson se me angazhimin e tij ka dhënë kontributin e tij i cili do të jetë i rëndësishëm në rifillimin e shpejtë të dialogut mes dy qeverive dhe dy kryeministrave të rinj.

“Një miku im nga Sofja shpesh më thoshte: Ti je rojtari i zjarrit këtu, nuk lejon që zjarri të shuhet, zjarri që ushqen shpresën se Bullgaria dhe Maqedonia mund dhe do të jenë, shumë shpejt miq të vërtetë dhe aleatë”, tha Buçkovski.

Qeveria e falënderon Buçkovskin për të gjitha përpjekjet që ka bërë për ruajtjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe miqësore ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë./Telegrafi/

 

Exit mobile version