Telegrafi

Buci dhe Verona nisin pushimet në jug të Shqipërisë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Ylli Dervishi, ka pasur një verë goxha të angazhuar për shkak të profesionit të tij.

Megjithëse ndodhemi në fund të sezonit veror, ai ka vendosur që të bëjë pak pushim për veten.

I njëjti ka treguar përmes rrjeteve sociale se ka nisur pushimet në jug të Shqipërisë bashkë me partneren e tij, Verona Osmanin.

Foto: Screenshot/Instagram

Dyshja kanë ndarë edhe fotografi në Instagram, me anë të të cilave tregojnë se po kalojnë kohë të mirë.

Të njëjtit këtë vit kanë qenë një nga çiftet më të komentuar, për shkak të përfshirjes së Bucit në Big Brother.

Ai u përfol gjatë në këtë edicion, ndonëse brenda krijoi edhe një raport me ish-konkurrenten Santiana Maloku.

Sidoqoftë, Buci dhe Verona kanë bërë të ditur se do të martohen së shpejti. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram