Michael Buble i ka falënderuar fansat e tij për mbështetjen e madhe, lidhur me luftën e djalit të tij kundër kancerit duke thënë se kjo e kishte thyer emocionalisht.
Djali i 43-vjeçarit, Noah, në vitin 2016 u diagnostikua me kancer të mëlçisë, ndërsa një vit më pas, këngëtari theksoi se ai po reagonte mirë ndaj terapisë.
Ndërsa gjatë pjesëmarrjes në emisionin The One Show të Alex Jones dhe Matt Baker, Buble ka folur për periudhën më të vështirë në jetën e tij.
Këngëtari ka thënë se është ndier shumë i afërt me fansat e tij, të cilët i kanë ofruar mbështetje të vazhdueshme në momentet e vështira.
“Nuk më kanë interesuar shitjet e albumeve, nuk më kanë interesuar biletat apo gjëra të tilla”.
“Të dish se njerëzit janë aq të mirë dhe të këndshëm, dhe se ka aq shumë dashuri – është një përvojë e mirë për të shijuar”, ka thënë Buble.
Ka pasur thashetheme se këngëtari do të heqë dorë nga muzika, mirëpo ai do të vazhdojë ta bëjë atë që di më mirë. /Telegrafi/