Site icon Telegrafi

Bubevski: PSP është në koma artificiale

Prokurori nga Prokuroria Speciale Publike, Gavril Bubevski, në pyetjen për gazetarët për besimin e qytetarëve në këtë prokurori, tha se kjo iniciativë po mbahet në një koma artificiale.

“Edhe deputetët dhe shoqëria në këtë moment e mbajnë PSP-në në një koma artificiale. Kjo vërehet në vendimin e Gjykatës së Lartë dhe mosprcedimit të Gjykatës Themelore në një nga akuzat. Duket se vendimi i Gjykatës së Lartë ka gjetur rrugën e vet”, tha Boubevski.

Ai tha se nuk ka pengesë që shefja e PSP-së, Katica Janeva, të zgjidhet si ushtrues detyre për një vit tjetër.

“Me interpretimin e dispozitave të Ligjit për Prokurorinë Publike për PSP-në, nuk është e ndaluar të ketë, të paktën edhe ligjin në fuqi, mandatin e një viti tjetër”, tha Bubevski në konferencën e grupit për reforma gjyqësore./Telegrafi/

Exit mobile version