Telegrafi

Bübchen dhe Baby-Nova me pako kujdesi falas për të gjitha bebet e lindura në dhjetor

Për të gjitha bebet e lindura gjatë muajit dhjetor, Exin do të ofrojë një pako me produkte për bebe, si dhuratë për prindërit nga markat e njohura Gjermane – Bübchen dhe Baby Nova.

“Në vendet tjera, është praktikë e zakonshme që prindërve të bebeve të porsalindura t`u ofrohet një pako kujdesi për foshnjën e tyre, e cila i përmban produktet më të nevojshme për kujdes ndaj bebes në ditët e para të jetës. Ne po e bëjmë këtë fushatë për bebet e lindura gjatë muajit dhjetor dhe shpresojmë që efekti do të jetë aq pozitiv, sa ta vazhdojmë këtë traditë edhe në të ardhmen“, ka thënë Arben Ibrahimaj, drejtor ekzekutiv i Exin.

Për të marrë pakon e kujdesit Bübchen dhe Baby-Nova, të gjithë ata që janë bërë prind gjatë muajit dhjetor 2014 do të mund të kontaktojnë kompaninë Exin në njërën nga këto mënyra: Tel: 044 237 947, E-mail: info@exingroup.net, Facebook: Bübchen Kosova, dhe duke ofruar një dëshmi për lindjen e bebes, si certifikatë e lindjes apo fletëlëshim nga spitali, të marrin pakon e kujdesit.

Dhuratat mund të tërhiqen deri me 31 Janar 2015, ndërsa fushata do të zgjasë deri në shpenzimin e gjithë sasisë së dhuratave të ofruara.

EXIN është kompani e specializuar në shitjen dhe distribuimin e produkteve për fëmijë dhe prindër.

Duke plotësuar gjithnjë kërkesat e nënave për fëmijët e tyre, Exin sot ofron një gamë të markave më të njohura nga Evropa në lëmin e produkteve për përkujdesje ndaj fëmijëve.

Bübchen është markë gjermane për produkte të kujdesit të lëkurës së ndjeshme të foshnjave dhe fëmijëve, me traditë 50 vjeçare dhe që njihet për cilësinë e lartë të produkteve, kontrolleve strikte të kualitetit dhe për përdorimin e substancave natyrale që e mbrojnë lëkurën e fëmijëve, si kamomili, kalendula, aloe vera, vaji jojoba etj. Përdorimi i produkteve Bübchen rekomandohet nga pediatrët, mamitë dhe dermatologët ne Gjermani.

Baby Nova është markë Gjermane, me tradite mbi 30 vjeçare, prodhues i pajisjeve për fëmijë, memave, shisheve dhe lodrave, të cilat duke plotësuar te gjitha standardet e sigurisë së lartë sipas ligjeve te Bashkimit Evropian, njihen për efektin pozitiv që e kanë në mos dëmtimin e nofullës dhe zhvillimin e drejtë te dhëmbëve tek fëmijët. Baby-Nova është një markë të cilës prindërit anekënd botës i besojnë.