Një buall i plagosur iu është vërsulur një grup të gjuetarëve, duke e goditur njërin prej tyre.
Pamjet rrëqethëse shfaqin një burrë duke vrapuar, me shpresën se do t’i shpëtonte kafshës së tërbuar në Afrikën e Jugut, transmeton Telegrafi.
Megjithatë bualli e goditi dhe e hodhi disa metra lartë ku si pasojë u përplas me tërë forcën në tokë.
Por ishin kolegët e tij që i dolën në ndihmë, ku njëri prej tyre e goditi për vdekje me pushkë buallin.
Incidenti ndodhi derisa bualli tentoi t’ia mbathte kur u plagos me shigjetë.
Por ata nuk prisnin që bualli do t’ju mësynte atyre, dhe do të detyroheshin të përdorin armët e zjarrit për ta neutralizuar buallin.
Videon ka arritur ta realizojë Martin Muller, 43-vjeç, që ishte angazhuar për ta filmuar udhëtimin e tyre dhe gjahun. /Telegrafi/