Një luani fillimisht “iu prishen planet” për të kapur prenë e tij, një buall gjigant. Megjithatë, gjërat ndryshuan kur luanit i erdhën në ndihmë dy të tjerë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet, të marra në Parkun Kombëtar Kruger në Afrikën e Jugut – fillojnë me një luan që sillet rreth një bualli, ndërsa ai me gjasë ishte duke fjetur.
Preja e tij shpejt vë në pah rrezikun, por kur e kupton se ka vetëm një luan, ai vendos të mos dorëzohet.
Për disa çaste, grabitqari bëhet “i dobët” dhe ndiqet nga bualli, më i fortë dhe më i madh.
Por gjërat ndryshojnë kur në skenë shfaqen edhe dy luanë të tjerë.
Ajo që vijon është momenti kur macet e mëdha ngadalë fillojnë të rrethojnë buallin.
Siç edhe mund të pritej, njëri nga ishte ai që fillimisht hidhet mbi shpinën e buallit, për tu ndjekur nga dy të tjerët. /Telegrafi/