Telegrafi

BSPK reagon ndaj vendimit për ngritje të çmimit të ujit

Në njoftim thuhet se një vendim i tillë do të ndikojë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve dhe të punëtorëve të Kosovës, ku edhe ashtu po ballafaqohen me një gjendje të rëndë sociale.
“Kjo për shkak të krizës globale financiare, por edhe për shkak se nuk ka ngritje të pagave”.

BSPK po ashtu ka vlerësuar se me këtë vendim do të dëmtohet rëndë popullata , punëtoria e Kosovës si dhe ekonomia e Kosovës, e cila edhe ashtu ka pësuar dëme të mëdha financiare.

"Zyrtarët e këtij institucioni kanë deklaruar se tarifat e ujit nuk janë ngritur që nga viti 2006, dhe kjo do të vlejë deri më 2011, dhe se me këtë vendim inkasimi i borxhit të konsumatorëve do të vazhdojë të ngritët".

BSPK-ja ka konsideruar se ky është një vendim i gabuar dhe se me këtë jo që do të ngritët inkasimi, por do të fillojë të bie.

“BSPK-ja kërkon nga qeveria e Kosovës që të ndikoj tek organet gjegjëse për ta rishikuar këtë vendim dhe me këtë ta mbroj interesin e përgjithshëm të popullatës”. /Telegrafi/