Site icon Telegrafi

BSPK reagon ndaj vdekjes së punëtorit nga Peja, i cili humbi dorën në vendin e punës

BSPK përmes një njoftimi për media ka shprehur shqetësimin e thellë për kushtet e vështira të punës me të cilat po ballafaqohen punëtorët e vendit, sidomos ata të sektorit privat.

“Numri i të lënduarve dhe të vdekurve në vendin e punës po merr përmasa shqetësuese andaj BSPK, shprehë shqetësim të thellë lidhur me këtë situatë dhe njëherit shprehë ngushëllime familjes së punëtorit të aksidentuar këtë javë në punë dhe si rezultat i këtij aksidenti humbi dorën dhe me pastaj rezultojë edhe humbja e jetën.

BSPK shpreh keqardhje për këtë ndodhi dhe kushtet e vështira në të cilat po punojnë punëtorët në vendin e punës dhe njëherit bënë thirrje të organet kompetente që të ndërmarrin hapa konkret që punëtorët sidomos të sektorit privat të kenë mbrojtje dhe siguri më të madhe në punë”, thuhet në njoftimin për media. /Telegrafi/

Exit mobile version