Telegrafi

BSPK reagon ndaj ngritjes eventuale të çmimit të energjisë elektrike

Bazuar në reagimin e BSPK-së një vendim i tillë do të ndikojë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve dhe të punëtorëve të Kosovës, ku edhe ashtu po ballafaqohen me një gjendje të rëndë sociale. Kjo për shkak të krizës globale financiare, por edhe për shkak se nuk ka ngritje të pagave.

“Me këtë vendim do të dëmtohet rëndë popullata , punëtoria e Kosovës si dhe ekonomia e Kosovës, e cila edhe ashtu ka pësuar dëme të mëdha financiare si pasojë e reduktimeve të mëdha të energjisë elektrike”.

BSPK po ashtu ka vlerësuar se kjo ngritje eventuale e çmimeve nuk do të zgjidh problemet në KEK, por vetëm se do t’i ripërtërij ato dhe do ti rris ato probleme.

“BSPK-ja kërkon nga qeveria e Kosovës që të ndikoj tek organet gjegjëse për ta rishikuar këtë vendim dhe me këtë ta mbroj interesin e përgjithshëm të popullatës”. /Telegrafi/