Telegrafi

BSPK: Qeveria ti realizoj kërkesat sindikale

Duke pasë parasysh kontekstin e Marrëveshjes së Udhëheqjes së BSPK-së me Qeverinë e Republikës së Kosovës që përmes dialogut të zgjidhen kërkesat dhe shqetësimet sindikale, KE e BSPK-së gjatë këtij takimi mori disa vendime.

“KE e BSPK-së konsideron se veprimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, në këtë periudhë, nuk kanë qenë në përputhje me zotimet e saj të dhëna e të deklaruara publikisht në takimin që kishte me Udhëheqjen e BSPK-së”.

Sindikalistët kanë kërkuar nga Qeveria që me urgjencë dhe në kohë të duhur të ndërmarrin hapa lidhur me realizimin e kërkesave sindikale, këtë rast të FSSHK-së.

“KE e BSPK-së ka shprehur, edhe një herë, gatishmërinë për t’i dhënë përparësi dialogut midis partnerëve socialë, duke e konsideruar atë si një nga mjetet më të përshtatshme dhe të pazëvendësueshme për zgjidhjen e kontesteve të ndryshme, prandaj edhe të kërkesave sindikale. Mirëpo, BSPK-ja nuk heq dorë as nga mjetet e trysnisë sindikale”.

Edhe gjatë këtij takimi KE e BSPK-së ka mbështetur kërkesat e FSSHK-së dhe veprimet sindikale që ndërmarr kjo Federatë konform statutit dhe akteve të tjera sindikale, dhe i fton degët tjera sindikale që të gjejnë mundësinë për t’u solidarizuar me ta. /Telegrafi/