Site icon Telegrafi

BSPK: Qeveria dhe MEF-i të papërgjegjshme ndaj gjyqësorit

Në një njoftim zyrtar të lëshuar nga BSPK-ja thuhet se , me indinjatë dhe me dhimbje të thellë jemi të detyruar dhe të shtyrë nga anëtarësia që të reagojmë ashpër për shkak të vonesës së pagave të Gjyqësorit të Republikës së Kosovës – si institucion i tretë dhe pushtet i tretë i Republikës së Kosovës dhe s shtyllë me rëndësi e pushtetit.

“Ministria e Ekonomisë dhe Financave-Thesari dhe Qeveria e Kosovës janë shumë të papërgjegjshme ndaj Gjyqësorit, sepse është krejtësisht e paarsyeshme të vonohen pagat e të punësuarve në këto organe”.

Tutje në njoftim thuhet se, punëtorët në këto organe janë të revoltuar për mospagesën e të ardhurave personale , që edhe kështu i kanë pagat shumë të ulëta.

“Këta punëtorë , ka 45 ditë që nuk i kanë marrë të ardhurat e tyre personale dhe si pasojë e kësaj kanë edhe obligime ndaj bankave (kredi), të cilëve u shtohen kamatat dhe pagesat tjera”.

Sindikata e Judikaturës ka shprehur reagim të ashpër ndaj mospagesës së të ardhurave personale, sepse ne përkohësisht e kemi ndërprerë grevën më 18.11.2008 deri më 21 shkurt 2009 . Andaj, anëtarësia e kësaj sindikate ka kërkuar që nëse nuk paguhen pagat sa më parë, sindikata është e detyruar të hyj përsëri në grevë.

“Institucionet relevante nuk po interesohen për punëtorët e këtyre organeve dhe për gjendjen e rëndë sociale në të cilën gjenden punëtorët në këto kohë aq të vështira”. /Telegrafi/

Exit mobile version