Telegrafi

BSPK përkrah kërkesat e sindikatës së RTP-së

Kryetari i këshillit grevist Qemajl Sokoli ka njoftuar përfaqësuesit e BSPK-së për kërkesat e tyre, duke e quajtur grevën si të flijimit për nder të shënimit të përvjetorit të 18-të të mbylljes së RTP-së.

“Kërkesat e punëtorëve janë: kthimi në vendet e tyre të punës, kompensimi për vitet e shkuara, pranimi i përvojës së punës, moslejimi i tjetërsimit të pasurisë së madhe të RTP-së dhe zgjidhja e çështjes së punëtorëve me kërkesë sociale”.

Në anën tjetër Qerim Ujkani anëtar i këshillit grevist ka thënë se do qëndrojmë në grevë derisa të realizohen kërkesat e tyre.

Në përkrahje të kërkesave të ish punëtorëve të RTP-së ka kryetari i BSPK-së Haxhi Arifi.

“E keni mbështetjen e fuqishme të BSPK-së dhe degëve të saj për realizimin e kërkesave tuaja”, tha Arifi.

Përfaqësuesit e BSPK-së u kanë premtuar grevistëve se çështjen e kthimin në objektet e tyre do ta shtrojnë në Bordin e Agjensionit Kosovar të Privatizimit.
/Telegrafi/