Telegrafi

BSPK, Partitë duhet të kenë program social për punëtorët

Zakonisht edhe ketë herë sipas BSPK-së fushata elektorale në vendin tonë ka filluar me premtime e deklarata, ndërsa pjesa më e madhe partive politike apo kandidatëve për kryetar të komunave nuk kanë paraqitur program konkret për zhvillim ekonomik nëpër këto komuna dhe cilat janë ofertat konkrete dhe të zbatueshme për periudhën kandiduese.

"Ç’është e vërteta, partitë politike dhe kandidatët për kryetarë japin premtime, por mungon shpjegimi se si dhe në çfarë baze do të përmirësohet pozita e qytetarëve dhe e punëtorëve. Pa strategji dhe pa koncepte nuk mund të ketë përparim", thuhet në njoftimin e BSPK-së.

Kandidatët sipas sindikates duhet të kenë parasysh interesat e qytetarëve në radhë të parë, sepse Kosova ballafaqohet me probleme sociale, problemet nuk mund të zgjidhen vetëm me deklarata gjatë fushatave, por me ruajtjen dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Po ashtu duhet të kenë program social për punëtoret, të cilët kanë humbur vendin e punës dhe qe mosha e tyre është brengosëse, sepse ata nuk i përkasin as moshës së pensionistëve dhe as nuk mund te konkurrojnë për vende të reja të punës.

Votuesit janë te ngopur me premtime dhe mund te ju besojnë vetëm atëherë kur te ketë ndryshim në zhvillim ekonomik dhe zbutjen e problemeve sociale neper komuna sepse lehtë është të premtohet dhe vështirë të zbatohet në praktikë.

BSPK-ja kërkon nga subjektet korrektësi si dhe të respektojnë votuesit ne mënyrë që te kemi zgjedhje te cilat hapin perspektive per qytetaret dhe punëtorët në përgjithësi.

Mesazhi i BSPK-së fton punëtorët dhe qytetarët që të dalin në zgjedhje se është obligim yni, të mendojnë mirë para se të japin votën, sepse dëshirojmë përparim ekonomik të Republikës së Kosovës.