Kryesia Ekzekutive e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës në mbledhjen e fundit ka diskutur për situatën aktuale dhe të zhvillimeve të fundit që kanë ndikuar fuqishëm në gjendjen ekonomiko sociale.
Përmes një komunikate, BSPK, ka bërë të ditur se më 8 prill do të organizojë protestë në Prishtinë.
Sipas BSPK-së se vendimi për protestë ka ardhur për shkak të tejzvarritjes së hartimit të Projektligjit për Paga dhe të mospërfshirjes së kapaciteteve profesionale të BSPK-së në hartimin e Projektligjit për Paga.
Po ashtu shkak të mosinicimit të amendamentimit – ndryshimit të Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shtetit, si dhe të moszbatimit të Ligjit për Sigurimet Shëndetësore.
Kërkesat e BSPK-së ndaj Qeverisë së Kosovës.
Të u jepen nga buxheti i shtetit nga 100€ të gjithë të punësuarve në sektorin publik përfshirë edhe punëtorët e Ndërmarrjeve Publike – deri në miratimin e Ligjit për Paga.
Të gjenden fondet e duhura dhe mënyra e duhur për fillimin e zbatimit të Ligjit për Sigurimet Shëndetësore.
Të iniciohet amendamentimi-ndryshimi i Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti.
BSPK thotë se pret nga Partneri Social – Qeveria se do të merret seriozisht me kërkesat e arsyeshme të punëtorëve./Telegrafi/