Telegrafi

BSPK paralajmëron protestë me 16 Maj

Kryetari i BSPK-së, Haxhi Arifi, ka thënë se dialogu social është me rëndësi të madhe për proceset demokratike që lidhen me integrimet euroatlantike, ndërsa sipas tij, ky dialog nuk guxon të jetë vetëm si synim teorik dhe përcaktim i programeve partiake e qeveritare, por duhet të bëhet realitet.

Rreth zhvillimit të kësaj proteste, drejtuesit e BSPK-së do të njoftojnë sot në një konferencë për media. /rtk/