Telegrafi

BSPK nuk tërhiqet: Jo ngirtjes së çmimit të energjisë elektrike

Kosovës, ku edhe ashtu po ballafaqohen me një gjendje të rëndë sociale. Kjo për shkak të krizës globale financiare, por edhe për shkak se nuk ka ngritje të pagave.

“Me këtë vendim do të dëmtohet rëndë popullata , punëtoria e Kosovës si dhe ekonomia e Kosovës, e cila edhe ashtu ka pësuar dëme të mëdha financiare si pasojë e reduktimeve të mëdha të energjisë elektrike”.

Sipas njoftimit të BSPK-së, ministrja e Energjetikës dhe Minierave Justina Shiroka-Pula, ka deklaruar se do të përkrahet një rritje e ulët dhe graduale e energjisë elektrike , e cila mbulon koston e prodhimit.

“Ia përkujtojmë znj Pula se kjo ngritje eventuale e çmimeve nuk do të zgjidh problemet në KEK, por vetëm se do t’i ripërtërij ato dhe do ti rris ato problem”.

BSPK-ja ka kërkuar përsëri nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të ndikoj tek organet gjegjëse për ta rishikuar këtë vendim dhe me këtë ta mbroj interesin e përgjithshëm të populla. /Telegrafi/