Telegrafi

BSPK: Ngritja e pagave të stafit politik në qeveri, vendim i ngutshëm

Në një njoftim zyrtar të BSPK-së, thuhet se një veprim i tillë nga ana e Qeverisë së Kosovës, është i ngutshëm, kjo duke pas parasysh që një numër i madh i të punësuarve ballafaqohen me probleme të ndryshme për shkak të pagave të ulëta.

“Derisa udhëheqësit e institucioneve më të larta të Kosovës bëjnë gara në mes veti se cili institucion po ua bën pagat më të larta stafit të tij politik, a në anën tjetër shërbyesit civil, punëtorët e arsimit, punëtorët e shëndetësisë, policisë etj, ballafaqohen me probleme të ndryshme për shkak të pagave të ulëta dhe standardit të ulët që mbretëron në Kosovë”.

Në reagimin e BSPK-së po ashtu thuhet se Qeveria e Republikës së Kosovës është dashur të mendoj mirë për një veprim të tillë, e jo të merret vetëm me zgjedhjen e problemeve të tyre me taksat e qytetarëve dhe punëtorëve të Kosovës.

“BSPK-ja iu bën thirrje edhe njëherë institucioneve më të larta shtetërore të Kosovës që urgjentisht të merren me zgjidhjen e kërkesave të punëtorëve, në të kundërtën do t’i përdor të gjitha mjetet e saja sindikale për të gjetur ndonjë zgjidhje për realizmin e kërkesave të punëtorëve të Kosovës”. /Telegrafi/