Telegrafi

BSPK kundërshton ngritjen e çmimit të bukës

Sipas kryetarit të BSPK-së, Haxhi Arifi furrtarët kanë bërë ngritjen e çmimit për të përfituar më shumë, duke shfrytëzuar mungesën e institucioneve që nuk e kontrollojnë sa duhet tregun e produkteve elementare.

Arifi ka kërkuar që inspektorët përgjegjës të dalin në teren dhe ti ndëshkojnë furrtarët e papërgjegjshëm.

Sipas tij, Qeveria në raste të tilla duhet ti shfrytëzojë rezervat e saj pasi që ato i ka në dispozicion. /Telegrafi/