Telegrafi

BSPK kërkon shfuqizim të vendimit për ngritje të energjisë

BSPK ka konsideruar se me vendimin e ZRRE-së nuk është respektuar kërkesa e punëtorëve të Kosovës e as kërkesa e mbi 10 mijë qytetarëve.

“Një vendim i tillë do ta godas rëndë jetën e qytetarëve dhe të punëtorëve të Kosovës, ku edhe ashtu po ballafaqohen me një gjendje të rëndë sociale. Kjo për shkak të krizës globale financiare, por edhe për shkak se nuk ka ngritje të pagave konform inflacionit”.

BSPK ka kërkuar nga ZRRE-ja që menjëherë ta shfuqizoj vendimin për ngritje të energjisë elektrike, dhe me këtë të merr vendim për lirimin e mëtutjeshëm të saj.

“Derisa vendet e Evropës, në këtë kohë të krizës financiare globale marrin vendime për zbritjen e energjisë elektrike, dhe me këtë ua lehtësojnë qytetarëve mënyrën e jetesës, tek ne ndodhë e kundërta, merren vendime për ngritjen e mëtutjeshme të energjisë elektrike”.

BSPK ka kërkuar edhe nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të ndikoj tek organet gjegjëse për ta mbrojtur interesin e përgjithshëm të popullatës. /Telegrafi/