Telegrafi

BSPK kërcënon Qeverinë e Kosovës me trazira

Arifi ka thënë se punëtorët dhe BSPK-ja injorohen vazhdimisht nga drejtuesit e institucioneve, ndërsa paralajmëroi se BSPK-ja do ta ndryshojë strategjinë dhe nuk do të vazhdojë të luajë rolin e faktorit të stabilitetit sikur deri tani.

“Do ta ndërrojmë strategjinë e veprimit. Një ditë do të na dalin ndoshta edhe nga kujdesi që e kemi pas nën ombrellë gjithë punëtorinë kosovare. Do të shpërthejë. Mund të ketë edhe trazira. Ne nuk do ta marrim më përgjegjësinë, le ta marrin ata që nuk po interesohen dhe që po e injorojnë këtë strukturë të punëtorisë kosovare. Në shekullin 21, duke e përcjellë gjendjen edhe në media, ne nuk e kemi infrastrukturën ligjore, nuk e kemi një ligj bazik, siç është Ligji i punës dhe ligjet tjera përcjellëse”, ka thënë Arifi. /rtv21/