Telegrafi

BSPK: Jemi të pavarur dhe askush nuk ka kontroll mbi ne

Në njoftim thuhet se, BSPK-ja ua bënë me dije edhe PSD-së, por edhe të gjitha partive tjera se është subjekt i pavarur dhe jo i politizuar dhe se askush mbi të nuk mund të ketë kontroll.

“Është e vërtetë që qeveria ka arritur të krijojë "sindikata" me disa individ, me qëllim të realizimit të interesave të saja ose që të tentoj ta ulë zërin e BSPK-së, mirëpo BSPK-ja nuk i nënshtrohet qeverisë dhe asnjë subjekti politik dhe do ta vazhdojë rrugën e saj për mbrojtjen e interesave të punëtorëve dhe do të jetë zëdhënës i tyre”.

Në po të njëjtin njoftim thuhet se, e drejta për punë është e garantuar me Konventat Ndërkombëtare ndaj BSPK-ja konsideron se pa u rregulluar kjo çështje me infrastrukturë ligjore nuk ka stabilitet politik e as ekonomik.

“Ua bëjmë me dije opinionit të gjerë publik se BSPK-ja ka qenë prijëse e shumë proceseve politike madje edhe para partive politike”.

BSPK-ja po ashtu ka njoftuar se ua ka dërguar kërkesat e punëtorëve të gjitha qeverive, madje edhe partive politike para zgjedhjeve, por deri më tani asnjë qeveri e as parti nuk na ka kthyer përgjigje.

“BSPK-ja e njofton opinionin e gjerë publik dhe anëtarësinë e saj se do vazhdojë rrugën e saj për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe se nuk do t’i nënshtrohet askujt”. /Telegrafi/