Telegrafi

BSPK-ja pro dialogut me qeverinë nëse kjo e fundit i mban premtimet

Mes të tjerash në këtë takim është dikutuar edhe rreth takimit që udhëheqja e BSPK-së kishte me kryeministrin e Republikës së Kosovës Hashim Thaçi.

BSPK-së po ashtu ka paralajmëruar se do t’i përkrah të gjitha ato Sindikata të Pavarura, të cilat paraprakisht konsultohen për problemet dhe kërkesat që duan t’ia adresojnë qeverisë dhe me këtë rast do të solidarizohet me të gjitha ato sindikata.

Gjatë takimit të së hënës BSPK-ja formoi formoi e Këshillin Organizativ për shënimin e 20 vjetorit të futjes në grevë të Minatorëve të Trepçës.

Ndërkohë në po këtë takim BSPK-ja ka kërkuar edhe njëherë nga Qeveria dhe nga kryeministri i Republikës së Kosovës që sa më shpejt që të jetë e mundur t’i formojë grupet punuese në mënyrë që çështjet të zgjidhen me dialog, sipas marrëveshjes së arritur më datë 24.01.2009. /Telegrafi/