Telegrafi

BSPK-ja ngrin pozicionin në Bordin e AKP-së

BSPK-ja ka bërë publike një mori kërkesash dhe ka njoftuar se deri në zgjidhjen e tyre do e mbajë të ngrirë pozitën e vet në Bordin e AKP-së.

Në një njoftim zyrtar të BSPK-së thuhet se udhëheqja e saj do të bisedojë me FMN-në, lidhur me faktin se a janë tërhequr nga procedura e aprovimit ligjet sipas sugjerimit të tyre.

"Në këtë takim do tu tërhiqet vërejtja se pa aplikimin e këtyre ligjeve nuk do të ketë stabilitet të qëndrueshëm. Rreth tërheqjes nga procedura e aprovimit të ligjeve ,do të njoftohet edhe ITUC-u dhe Sindikatat Evropiane dhe Botërore".

BSPK-ja po ashtu ka njoftuar se të njëjtat kërkesa edhe njëherë do ti dërgohen qeverisë dhe do të vazhdohet me presion sindikal ndaj tyre dhe organeve tjera shtetërore.

"Nëse nuk përmbushen kërkesat, të mendohet për një strategji e re të veprimit".

Në po të njejtin njoftim zyrtar thuhet se BSPK-ja obligohet që në të ardhmen të hartojë strategjinë për të ardhmen e procesit të Privatizimit si dhe t’i caktojë kriteret për privatizimin e ndërmarrjeve.

"Likuidimi i Ndërmarrjeve shoqërore dhe likuidimi i 20%, pagat e papaguara dhe obligimet në bazë të ligjit, krijimi i një Fondi Social për punëtorët, të cilët mbesin pa punë pas procesit të privatizimit, tërheqja e Bahri Shabanit nga Bordi i AKP-së, formimi i një Komisioni, i cili do ta vlerësojë procesin e privatizimit deri tani dhe të hulumtimi keqpërdorimeve dhe parave e qirave si dhe ruajtja e vendeve të punës dhe veprimtaritë e ndërmarrjeve gjatë procesit të privatizimit". /Telegrafi/