Telegrafi

BSPK-ja e mirëpret miratimin e Ligjit të Punës

Kryetari i BSPK-së, Haxhi Arifi, tha se ky Ligji do të ndikojë në rregullimin e marrëdhënieve ndërmjet punëdhënësve dhe punëmarrësve, në mbrojtjen dhe sigurinë e tyre dhe përmirësimin e kushteve të përgjithshme të punës.
Arifi e vlerëson pozitivisht edhe çështjen e pushimit të lehonisë, që me Ligjin e Punës është përcaktuar të jetë 12 muaj, gjashtë muajt e parë me pagesë 70 për qind nga punëdhënësi, tre muaj të tjerë me pagesë 50 për qind nga Qeveria dhe tre muaj pa pagesë.
Ai tha se zbatimi i Ligjit të Punës duhet të fillojë nga 1 janari i 2011. /Telegrafi/