Telegrafi

BSPK-ja akuzon qeverinë për presione

Drejtues të BSPK-së e kanë akuzuar qeverinë për presione ndaj punëtorëve dhe ndaj BSPK-së, njofton Koha.

Sipas kreut të BSPK-së, Haxhi Arifi, Bashkimi i Sindikatave po sulmohet prej qeverisë dhe po pengohet në kryerjen e detyrave të veta që janë mbrojtja e punëtorëve.

Ai po ashtu ka kërkuar aprovimin sa më të shpejt të Ligjit të punës. Ndërkaq, për KSLK-në ka thënë se ky këshill ka marrë 9 mijë euro prej Ministrisë së Punës, kurse BSPK-ja megjithëse partner i qeverisë, nuk ka përfituar asnjë cent. /Telegrafi/