Telegrafi

BSPK: Greva po shkon mirë, na shqetëson mosreflektimi i Qeverisë

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka reaguar pas zhvillimeve të fundit që lidhen me grevat.

BSPK njofton se deri më tani greva ka shkuar mirë.

“Sot, e hënë, më 29 gusht 2022, duam të informojmë opinionin se greva e përgjithshme në nivel vendi është duke u zhvilluar mirë dhe pa probleme e plotësisht sipas rregullave dhe normave ligjore”, thuhet në komunikatën e SBASHK-ut.

BSPK thotë se shqetësues mbetet qëndrimi i Qeverisë, që sipas tyre “duhet që të punësuarve të saj t’ua dëgjojë hallet dhe të merret seriozisht me shqetësimet e tyre”.

Lexo po ashtu Ministri Murati thotë se nuk do t'i paguajnë ata që protestojnë, kërkon ndërprerjen e grevës

“Por, ajo që e shqetëson BSPK-në është mosreflektimi i Partnerit tonë Social – Qeverisë përkitazi me kërkesat e arsyeshme sindikale”, thuhet tutje në njoftim.

BSPK pret që Qeveria t’i ftojë në tavolinën e bisedimeve sa më parë “për të mirën e të gjithëve”.

“BSPK është në pritje të hapjes së dialogut të mirëfilltë social midis Partnerëve Socialë ashtu si e do rregulli dhe si e thotë ligji”, thuhet ndër të njëra në komunikatën e BSPK-së./Telegrafi/