Site icon Telegrafi

BSPK flet për pagën minimale dhe njohjen e përvojës së punës

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) në një konferencë shtypi sot do të paraqesë qëndrimin e vet për pagën minimale, ndërsa do të njoftojë edhe për Kërkesën e saj për njohjen e përvojës së punës të punëtorëve për periudhën 1990-1999.

Sipas njoftimit, në konferencën që do të mbahet në lokalet e Sindikatës, me fillim në orën 12:00, BSPK do të informojë edhe për aktivitetet e veta dhe do të paraqesë qëndrimin për amandamentimin e Ligjit të punës. /Telegrafi/

Exit mobile version