Telegrafi

BSPK e kënaqur me ngritjen e pagave

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për ngritjen e pagave për disa kategori e ka mirëpritur BSPK-ja.

Kryetari, Haxhi Arifi tha gjatë një konference për media të martën se i gëzon fakti se ka ndodhë një ngritje e mirë e pagave por do të presim deri në fund të muajit realizimin tij.

Ai tha se BSPK-ja po shkon drejt reformimit, me çka synohet që në të ardhmen të ketë 10 degë të fuqishme dhe me anëtarë në realitet. Kjo pritet të zyrtarizohet në Kongresin e radhës të BSPK-së që do të mbahet me 19 mars, theksoi Arifi.

Ndërsa sa i përket Ligjit të Punës, Arifi tha se ky ligj ka filluar të implementohet me 10 janar, dhe se BSPK do të përcjell çdo hap punën rreth implementimit të ligjit në fjalë. /Telegrafi/