Telegrafi

BSPK: Duhet më shumë subvencione

Sipas numrit një të BSPK-së Haxhi Arifi, Ministria e Bujqësisë duhet t’i subvencionojë fermerët në mënyrë që tokat të punohen më shumë dhe të mos varet Kosova, vetëm nga importi.

“Kur kemi një sipërfaqe më të madh të grurit mund t’i përballojmë edhe këto kriza që po vinë, andaj Ministria e Bujqësisë duhet ta ketë një buxhet që të subvencionojë fermerët për derivatet, plehrat dhe elementet tjera”, tha ai.

Arifi foli edhe për shpërndarjen e 20 për qindëshit, për të cilin bordi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka votuar një listë prej 20 ndërmarrjeve, ku së shpejti, pas aprovimit të këtyre listave do të bëhet shpërndarja sipas marrëveshjes dhe vendimit që e ka nxjerr AKP-ja. /Telegrafi/