Telegrafi

BSPK: Dokumentet i dogji AKM-ja për ta fshehur korrupsionin

“ Djegia eventuale e dokumenteve të privatizimit është një gjest jo i mirë dhe i papranueshëm për ne. Nëse janë djegur dokumentet e privatizimit, BSPK-ja konsideron se ata të cilët e kanë bërë këtë veprim kanë një prapavijë për zhdukjen e gjurmëve të korrupsionit dhe manipulimin me procesin e privatizimit”,thuhet në komunikatën e kësaj sindikate.

Për BSPK-në, privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë është konsideruar të jetë i dështuar, për faktin se një numër i madh i punëtorëve janë larguar nga puna, në vend se me privatizim të hapen vende të reja pune.

“ Që nga fillimi i privatizimit, nuk janë paguar pagat e papaguara të punëtorëve, është zvarrit 20%-shi për shkaqe burokratike, nuk është zbatuar Rregullorja thotë qartë se me rastin e largimit të punëtorëve nga puna, atyre u takojnë dy deri në pesë paga. Procesi i privatizimit, në vend që ta rrisë ekonominë, ai e ka zvogëluar, dhe për këtë arsye për ne është quajtur i dështuar”,thuhet tutje në këtë komunikatë.

BSPK-ja kërkon nga institucionet e rendit që ta zbardhin sa më shpejt që është e mundur rastin në fjalë dhe kërkon që kryesit e kësaj vepre ( kushdo qofshin ata) të dalin para drejtësisë. /Telegrafi/