Telegrafi

BSP Maqedoni dëshiron ta thellojë bashkëpunimin me Agjencinë amerikane për Luftimin kundër drogës

Foto ilustrative

Në Byronë për Siguri Publike (BSP) pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut sot është realizuar takim midis drejtorit të BSP-së, Sasho Tasevski dhe përfaqësuesve të Agjencisë amerikane për luftë kundër narkotikëve (DEA) në Sofje.

Në takimin, në të cilin morën pjesë edhe ndihmës drejtori nga Departamenti i policisë kriminale me përfaqësues të Departamentit u diskutua ndër të tjera për bashkëpunimin e suksesshëm midis dy shërbimeve, si dhe drejtimet e bashkëpunimit në të ardhmen dhe mundësitë për thellimin e tij.

Siç theksuan nga MPB-ja, drejtori Tasevski e theksoi bashkëpunimin e deritanishëm me Agjencinë amerikane për luftë me narkotikët e cila rezultoi me disa operacione të suksesshme ndërkombëtare në të cilat MPB-ja mori pjesë si partner i respektuar.

Në takimin u theksua se bashkëpunimi i tillë do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme./Telegrafi/