Telegrafi

BSH ruan parashikime pesimiste për vitin 2013

Guvernatori Ardian Fullani nuk pati lajme pozitive për të dhënë sa i takon kreditimit të ekonomisë. Megjithëse bankat i kanë mundësitë për ta mbështetur më shumë ekonominë me financim, ato vazhdojnë të jenë të kujdesshme dhe kushtet e huadhënies nga bankat ngelen të shtrënguara.

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mbajti të pandryshuar normën bazë të interesit në 3.75 për qind, duke pritur që ulja e muajit Janar të japë efektet e veta. Kërkesa e brendshme e dobët do të bëjë që presioni inflacionit të jetë i ulët dhe Banka e Shqipërisë parashikon me 90 për qind që inflacioni për 12 muajt e ardhshëm të qëndrojë në intervalin 0.8 për qind-3.8 për qind. /Telegrafi/