Telegrafi

BSH: Problemet e kredive nën kontroll

Sipas zonjës Bozdo, Banka e Shqipërisë ka konstatuar shqetësimin e bankave lidhur me vonesat në ekzekutimin e kolateralit. Për të diskutuar rreth këtyre problemeve, shumë shpejt do të organizohet një tryezë ndërinstitucionale, me pjesëmarrjen e gjithë palëve të interesit.

Në dy vitet e fundit, Banka e Shqipërisë ka miratuar një sërë rregulloresh për të forcuar mbikëqyrjen dhe për të vendosur normativa më të kujdesshme në menaxhimin e rreziqeve nga institucionet financiare./Telegrafi/