Telegrafi

BSH: Kredia vazhdon të shtrëngohet për biznesin e madh

Banka e Shqipërisë bën të ditur se standardet e kreditimit për biznesin e madh në vend u shtrënguan në tremujorin e parë të vitit.

Në raportin mbi rezultatet e vrojtimit të aktivitetit kreditues Banka Qendrore shpjegon se faktorët kryesore që ndikuan në shtrëngimin e standardeve për kredinë dhënë bizneseve vijojnë të mbeten ato që lidhen me problemet specifike të sektorit, kreditë me probleme, perceptimi i bankave mbi situatën makroekonomike dhe mjaftueshmëria e kapitalit.

Sipas BSH-së, politika shtrënguese e bankave ndaj kredive për biznese u zbatua kryesisht, nëpërmjet rritjes se kërkesave për kolateral dhe disi më pak nga kufizimi i madhësisë së kredisë. Tendenca e shtrëngimit të standardeve pritet të vazhdojë edhe për tremujorin e dytë të vitit.

Kërkesa për kredi në tremujorin e parë të vitit 2017 u raportua në rritje si për bizneset, ashtu edhe për individët. Por sa i takon kërkesës së bizneseve, ajo ka shfaqur një zgjerim të lehtë, kryesisht nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. /Telegrafi/