Telegrafi

Bryant kërkon shpagim në finalen e NBA-së

Kampioni i Konferencës Perëndimore është kualifikuar për në finale për të 30-tën herë, pasi eliminoi Denver Nuggets, dhe të enjten do të presë në fushë të vet në ndeshjen e parë kampionin e Konferencës Lindore, Orlando Magic, që mposhti Cleveland Cavaliers në finalen e lindjes.

“Shpagimi, ne e përdorim këtë fjalë gjithë kohën. Është një fjalë me të cilën jam familjarizuar. Është vështirë për një ekip që shkon në finale, të arrijë atje edhe vitin tjetër. Ne arritëm këtë disi dhe tash dëshirojmë të nxjerrim maksimumin”, ka thënë ylli i Lakers, Kobe Bryant.