Ish-lojtari i Real Mallorcas, Bryan Reyna është arrestuar të mërkurën për posedim të dyshuar të armëve dhe drogës, me policinë peruane që e mori atë në paraburgim pas kapjes.
Reyna kishte luajtur futbollin e tij vendas në Peru me Academia Deportiva Cantolao pasi kontrata e tij me Real Mallorca u anulua në janar të vitit 2021.
Kuptohet se një kundërvajtje dhe shkelje e rregullave të klubit ka qenë ajo që ka detyruar klubin spanjoll të largoj lojtarin, duke e lënë atë si lojtar të lirë.
Libero Media në Peru raportoi të mërkurën se Reyna ishte ndalur nga policia me makinën e tij së bashku me një shok ekipi.
Los futbolistas peruanos Yuriel Celi y Bryan Reyna (ex jugador del Mallorca) han sido detenidos por la Policía Nacional de Perú por presunta posesión de droga y de un arma de fuego. Tienen 19 y 23 años. Qué pena. Vía Magaly La Firme. pic.twitter.com/9WQXuPPgER
— Manu Heredia (@ManuHeredia21) November 17, 2021
Atij i kishin gjetur armë dhe drogë brenda automjetit dhe futbollisti përfundoi si i arrestuar.
“U gjet një armë zjarri e zezë e markës Browning, model CZ-83, Caliber 9, me mbishkrime Made in Czech Republic, pa numër serik, e pajisur me 12 plumba municioni”, thuhet në raport pasi policia publikoi version i ngjarjeve. /Telegrafi/