Telegrafi

Bryan Adams, baba për herë të dytë

 Këngëtari i jashtëzakonshëm dhe partnerja e tij Alicia Grimaldi kanë pritur në jetë vajzën e tyre Lula RosyLea në kryeqytetin britanik, Londër.

“Lula RosyLea arriti në kohën e çajit. RosyLea është rima e fjalës autoktone londineze për një ‘gotë me çaj’ dhe emri Lula vjen nga kënga e Gene Vincent, Be Bop A Lula”, ka sqaruar emrin e vajzës rokeri në Tëitter.

Lula RosyLea ka edhe një motër të madhe, Mirabella Bunny, e cila është lindur më 11 prill të vitit 2011. /Telegrafi/